Situatë e rëndë nga moti në Juglindje, mijëra banorë pa energji elektrike

Situata me furnizimin me energji elektrike në rajonin juglindor të vendit ka shënuar përkeqësim, pas reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë mbrëmjes, me trashësinë që ka shkuar deri në 30 cm në zona si Dardha dhe Voskopoja.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur mijëra abonentë në disa zona rurale.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike prek 5,628 abonentë në total, të shpërndarë në disa fidera kryesorë:

-Fideri Vithkuq (NST Rehovë): Pa energji, 6 abonentë në zona rurale (Brozdovec dhe Mazrek).

-Fideri Cervenakë (NST Gur i Kuq): Pa energji, 12 abonentë në zona rurale.

-Fideri Potgozhan (NST Gur i Kuq): Pa energji, 160 abonentë në Bishnicë dhe Çezmat.

-Fideri 8 (NST Bilisht): Pa energji, 570 abonentë në Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Kallamas dhe Gollomboc.

-Fideri 5 (NST Bilisht): Pa energji, 3,210 abonentë në zonën e Mirasit.

-Fideri 19 (NST Korçë): Pa energji, 150 abonentë në Dardhë.

-Fideri Frigorifer (NST Gjanç): Pa energji, 120 abonentë në Lavdar.

-Fideri 6 (NST Mollas): Pa energji, 50 abonentë në Panarit.

-Fideri 9 (NST Lozhan): Pa energji, 100 abonentë në Lozhan.

Kjo situatë është rezultat i defekteve të shumta në rrjetin elektrik, që kanë prekur kryesisht zona të thella rurale. Punonjësit e OSHEE janë duke punuar për riparimin e avarive, por për momentin nuk ka një afat të qartë për rikthimin e furnizimit me energji në të gjitha zonat e prekura.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve për durim dhe mirëkuptim, ndërsa kërkojnë masa të menjëhershme për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne