Nga Muhamed Kajolli
Kësaj hapsire gjeografike më së shumti ia kam pasur dronë. E prisja këtë skenar, por nuk e dija se kur do të fillonte. Erdhi koha që ushtritë e grumbulluara në këtë vend të merren vesh.
Nga viti 2011 që kur filloi lufta civile në Siri u grumbulluan të gjitha forcat ndërluftuese që ka njerëzimi. Aty ndodhet ushtria e SHBA, si forcë globale, aty ndodhet ushtria Ruse si forcë kontinentale aty ndodhen ushtritë e shtetit Turk dhe Irani si forca rajonale. Këto ishin forca të rregullta ushtarake të jashtme, mirëpo, këtu ndodhen edhe forca të tjera jo të rregullta që vijnë nga bota mbarë të grumbulluara në të ashtuquajturën ushtria ISIS (Shteti Islam).
Në këtë hapsirë të vogël ndodhen ushtri të brendshme ndërluftuese, ushtria e regjimit të Asadit, ushtria kurde dhe ushtria çlirimtare siriane.
Epo, po e shihni se sa shumë ushtri janë vendosur në këtë hapësirë të vogël.
Këtu nuk e kam harruar prezencën e Izraelit që vepron me aviacionin e tij në mënyrë permanente. Këtë organizatë e lash në fund sepse kam shumë për të thënë për këtë ushtri të vogël që mbështetet nga një shërbim sekret shumë i fuqishëm që është prezent në gjithë botën. Këtë ushtri të vogël thuajse e ndihmojnë të gjitha shtetet e Perëndimit, përfshi edhe Rusinë. Pra, kjo organizatë ndihmohet nga forcat më të mëdha të botës.
Të gjitha këtyre forcave ndërluftuese në Siri që nga 7 Tetori 2023 i janë shtuar edhe vullnetarë thuaj nga e gjithë bota (Afganistani, Jemeni, Pakistani, Turqia…) të gatshëm për të hyrë në luftë në përkrahje të Palestinës kundër fashistëve izraelit.
Pra, Gaza, ky vend shumë i vogël filloi t’i prishë planprogramet e fashizmit izraelit!
Askush nuk e ka paramenduar se Palestina do të jetë gozhda që do ta pengojë sharrën e Izraelit të prejë lirshëm dërrasat, qëllimi i të cilit është përmbyllja e projektit të tij global.
Pse tani doli në skenë projekti Siri? Pse bota po nxiton të “zgjidhë” disa probleme të pa mbyllura para se të vendoset në Shtëpinë e Bardhë presidneti i zgjedhur Trumpit?
Pas gjithë kësaj hyrje të gjatë në këtë dritare të vogël mund të filloj të sjell analizën time të shkurtër sa për t’i orientuar të interesuarit që merren me këtë regjion.
Analizën time do ta vazhdoj nesër nëse jam në jetë, sepse tani do të merrem me varrimin e mikut tim…
/GazetaImpakt