Skandal/ Mogherini presion Kosovës: faleni territorin ose s’ka viza

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogherini në emrin e Bashkimit Evropian ka ‘urdhëruar’ politikën në Kosovë që të falë territorin e Kosovës, duke miratuar Demarkacionin ose në të kuëndër nuk ka viza për Kosovën.

Është mjaft e qartë tanimë se Demarkacioni me Malin e Zi do të bëjë që Kosova të humb territorin e saj, por përtej këtij fakti BE-ja i bën presion Kosovës të miratojë faljen e territorit.

Ballkani po i ekspozohet tensioneve dhe BE-ja ka interes që të vazhdohet në mënyrë konsistente rruga në Bashkimin Evropian. Sot diskutuam rëndësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës, shtegtimin për BE dhe arritjen e Kosovës në MSA. Sa i përket liberalizimit të vizave, janë dy kushte që duhet të plotësohen. Përmirësimi i luftimit të korrupsionit dhe ratifikimi i demarkacionit. Në të parin ka progres, në të dytin fatkeqësisht jo. Dua të ua bëj të qartë se është koha e fundit që ta ratifikoni demarkacionin dhe të zhbllokoni punën për vizat ka thënë Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa. //Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne