Shkup, nis kursi “për këndimin e bukur të ezanit“

Zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup në bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Republikën e Maqedonisë, organizojnë një kurs “për këndimin e bukur të ezanit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Këshilltari Murat Alkan, në lidhje me këtë organizim ka thënë se pas kurseve, nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup mësojnë këndimin e ezanit dhe Kur’an-it në formë kori. Mësimi i tyre bëhet në makame dhe lloje të ndryshme.

Ndërsa duke dhënë detaje për kursantët, Alkan shton: “Momentalisht kemi 25 nxënës, por mund të shkojmë deri në 35-40. Çdo ditë e më shumë rritet numri i tyre. Kursin e nisëm me 15 nxënës, ndërsa tani janë 25“.

Alkan ka falënderuar Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Bashkësinë Islame të Maqedonisë për mundësimin e këtij kursi.

Nga ana tjetër, Drejtori i Medresesë Isa Beg, Ibrahim Idrizi, duke folur për kursin, ka thënë se ai nuk do të jetë i kufizuar vetëm për meshkujt, por edhe vajzat do të kenë mundësi të marrin pjesë.

Idrizi në vijim të fjalës së tij ka thënë gjithashtu se në një të ardhme të shkurtër ata do të vizitojnë të gjitha medresetë në vend dhe do të zgjedhin të gjithë nxënësit që kanë zë të bukur për këndimin e ezanit. Ai ka shtuar se dëshirojnë të organizojnë kurse të ngjashme edhe për këto studentë në të ardhmen.

Kursi pritet të vazhdojë deri më 12 mars.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne