Një delegacion nga Universiteti Aleksandër Xhuvani viziton Universitetin Trakya

Një delegacion nga Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan i përbërë nga rektori Prof. Dr. Skender Topi, Dr. Artan Spahiu dhe koordinatori i Erasmus, Gjolek Mera kanë vizituar Universitetin Trakya në qytetin Edrene të Turqisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Trakya theksohet se Topi ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në këtë universitet.

Pasi ka theksuar se ndodhet si në shtëpinë e tij rektori Topi është shprehur se Jam shumë i lumtur që gjendem në një vend vëlla. Ne duhet të zhvillojmë marrëdhëniet tona si dy universitete dhe duhet të realizojmë më shumë punime të përbashkëta në shumë fusha. Ne si universitet dëshirojmë që të shikojmë në universitetin tonë akademikët dhe studentët nga Universiteti Trakya. Ne do të jemi të kënaqur që të presim në universitetin tonë akademikët dhe studentët tuaj dhe të kryejmë së bashku studime shkencore.

Ndërsa rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu pasi ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë ka theksuar se dy universitetet mund të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me projekte të reja.

Gjatë takimeve ka qenë të pranishëm edhe Zv/rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Cem Uzun dhe koordinatori i marrëdhënieve me jashtë Doç. Dr. Murat Türkyılmaz. Pas vizitës mysafirët kanë vizituar muzeun e shëndetësisë të kompleksit Sultan II. Bayezid./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne