Qendra sociale Laprakë – Myftinia Tiranë shtron “drekën e dashurisë” për të pastrehët

Gjithë të pastrehët që ndodhen në qendrën sociale të Laprakës kanë përfituar një vakt të ngrohtë të shtruar nga Myftinia e Tiranës. Myftiu Ylli Gurra tha se në rast nevoje duhen ndihmuar të pamundurit dhe kjo është drekë dashurie.

Myftinia e Tiranës ka shtruar drekë për gjithë të pastrehët dhe personat në situatë rruge që janë akomoduar pranë qendrës sociale në Laprakë.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se vetëm duke qenë të gjithë bashkë mund të kalohet kjo fazë e vështirë, ndërsa drekën e shtruar e quajti “dreka e dashurisë”.

Gurra: Në këto qendra sociale në Tiranë mbahet jo një vakt drake, por nëj vakt dashurie, vlerësimi solidariteti.

Edhe nënkryetari i bashkisë Abaz Hado tha se në të gjitha qendrat janë marrë masa për garantimin e kushteve për personat që janë strehuar.

Hado: Të gjithë ata që janë të pamundur, të gjitha ata që nuk kanë mundësi të ushqehen, të strehohen ne do të gjejmë mundësi për ti ofruar një strehë një ushqim dhe të ndihet banor si gjithë të tjerët.

Aktualisht në të gjitha qendrat sociale janë regjistruar mbi 170 persona ndërsa për Myftininë e Tiranës kjo nuk është dreka e parë bamirëse që shtrohet në kryeqytet./ ora-news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne