Skandal në Durrës/ Radhë të gjata në bashkinë e qytetit

Prej disa muajsh qytetarët e Durrësit nuk marrin asnjë shërbim nga bashkia e qytetit të tyre.

Qytetarët durrsakë me probleme ende të pazgjidhuara sorollaten nga punonjësit e bashkisë sa në një derë në tjetrën.

Në zyrën e ankesave pranë kësaj bashkie janë me dhjetëra qytetarë që dynden çdo ditë. Që nga problemet e shkaktuara nga tërmeti të cilat kanë 13 muaj pa zgjidhje tek problemet me taksat, ujin e pijshëm, me mungesën e ndricimit dhe të gjelbërimit kërkojnë zgjidhje.

Qytetarët duken mjaft të zhgenjyër nga adminstrata e bashkisë. Kryetaren e komanduar të bashkisë as nuk e njohin edhe për faktin se nuk është e zgjedhur drejtpërdrejt nga vota e tyre. Qasja e bashkisë ndaj qytetarëve i ka bërë këta të fundit të shohin me indiferentizëm procesin e zgjedhjeve. Ata thonë se nuk do votojnë në zgjedhjet parlamentare të prillit.

13 muaj pas tërmetit shkatërrimtar janë me qindra e mijëra familje që u përjashtuan nga procesi i rindërtimit. Vetëm tre ditë më parë u hap sërish procesi i regjistrimit të godinave të dëmtuara dhe banorët e Durrësit presin me orë të tëra në radhë për të dorëzuar dokumentat.

Por teksa presin, akuzojnë bashkinë se nuk e menaxhon si duhet këtë proces.

(BalkanWeb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne