Misioni katolik shqiptar në Luzern të Zvicrës e udhëhequr nga Don Anton Uka paska ndarë mirënjohje për disa persona që paskan dhënë “kontribut në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në promovimin e vlerave shpirtërore, kulturore e kombëtare në mërgatë”.
Mes tyre që morën mirënjohje nga Kisha Katolike ishin:
- Arbër Gashi – Kryetar i Lëvizjes për Rikthim në katolicizëm. Një figurë e njohur në mesin e shqiptarëve për deklaratat nxitëse karshi shqiptarëve musliman. Mbështetës dhe promotor i partive të ekstremit të djathtë të Europës. Ideator i bashkimit të Kishës katolike dhe Kishës ortodokse Serbe. Mbështetës i dënimit të Hashim Thaçit në Hagë. Etj.
- Blerim Nika – Kryetar i Lëvizjes shqiptare për rikthim në katolicizëm. Ai që kërkonte të ndalet ezani. Kërcënoi Komunën e Istogut me tërheqje zvarrë nëse nuk japin leje për ndërtimin e Kishës në Istog. Kërcënoi shqiptarët me përndjekje nëse nuk bëhen katolik. (Bëhuni katolik sa nuk është bërë vonë). Ai që përhapë mesazhe raciste ndaj muslimanëve. Etj.
- Saim Tahiraj – Themelues i Lëvizjes së Deçanit, një nga aktivistët më të përkushtuar të kësaj Lëvizje, e cila ka lidhje të dëshmuara me serbofil dhe me grekofil, Lëvizje e cila mori mbështetje nga Televizioni shtetëror grek.
Para disa muajsh Bashkësitë fetare në Kosovë u zotuan se do të promovojnë tolerancën fetare, për këtë nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët.
Por siç duket paska qenë një formalitet, sepse Ipeshkvia po vazhdon të mbështes e promovoj anti-islamistët./GazetaSelam

















