Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres me drejtorin: Nuk ta fal ai se i ke sharë Delinën (BISEDA)

Newsbomb.al zbardh sot për herë të parë dhe ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes vjehrrës së ministres Delina Ibrahimaj dhe shtetasit Eri Koshaj, drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Ose më saktë, ish-drejtorit sepse pas sulmit me thikë nga Andri Ibrahimaj, ai sot është dhe papunë.

Familja e Andri Ibrahimaj e kishte mësuar për sherrin e ndodhur mëngjesin e 20 Nëntorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, por me të dëmtuarin ka luajtur rolin e të paditurit. Kërcënimet dhe të sharat te “Pazari i Ri” kishin tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe klientëve të bizneseve të shumta rrotull.

Komunikimet private në rrjetin “WhatsApp”, të cilat ne i disponojmë të plota ashtu si dhe Prokuroria e Tiranës ku është referuar kallëzimi penal, tregojnë interesimin e vazhdueshëm të nënës së Andri Ibrahimaj mbi situatën, mbi veprimet ligjore që do të ndiqte i dëmtuari.

Sulmi me thikë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë ka ndodhur rreth orës 09:30 të datës 20 Nëntor 2023 dhe në kohën që Eri Koshaj ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.1 për të bërë kallëzim, burri i ministres Delina Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria.

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Shkresa drejtuar kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Ky fakt rezulton i provuar dhe nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, i cili pas deklarimeve të marra nga i plagosuri Eri Koshaj, ka kryer verifikimet në sistemin TIMS dhe ka rezultuar se shtetasi Andri Ibrahimaj kishte dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në orën 12:45 po të datës 20 Nëntor, nëna e Andri Ibrahimaj i shkruan drejtorit të ATK-së me pretendimin se po pyeste për ofertat e festave të nëntorit, ndërkohë që Eri Koshaj i tregon se çfarë kishte ndodhur. Siç parashtruam më sipër, ngjarja ishte mësuar nga familjarët e të dy palëve sepse e dinin që Eri Koshaj kishte shkuar në komisariat dhe i frikësoheshin bërjes së tij publik.

“Djali si je? Ke ndonje te re nga puna? Si janë ofertat e festave të nëntorit dhe cilat ditë janë?”,janë tre mesazhet që shkruan nëna e Andri Ibrahimaj dhe vjehrra e ministres Delina Ibrahimaj. Komunikimi ka nisur në orën 12:45 dhe në orën 17:59 të po asaj dite Eri Koshaj i kthen përgjigjen:

“E reja është që Andri më gjuajti me thikë sot! Nuk e kuptoj gjithë këtë mllef.”

Menjëherë zonja Teuta Ibrahimaj futet në bisedë dhe nis të pyesë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive për atë që kishte ndodhur. Ajo përmend dhe emrin e një shtetasi tjetër, i cili është shok i Andri Ibrahimaj dhe rezulton se atë ditë është plagosur dhe ai.

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Biseda e vjehrres se ministres me drejtorin e ATK

Personi që ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, të cilit zonja Ibrahimaj i referohet më sipër, ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes shokut të tij Andri Ibrahimaj dhe Eri Koshajt, por fatkeqësisht ka marrë dhe goditjen e parë me thikë në trup, gabimisht, gjatë përpjekjeve për të ulur gjakrat.

Bie në sy se disa momente më pas, vjehrra e ministres vendos të fshijë mesazhet që i ka dërguar drejtorit të ATK-së, për të lënë gjurmë. Megjithatë, ato janë të ruajtura dhe ne i disponojmë të plota.

“Mos i keni sharë Delinën se vetëm për të bën sherr ai”, është një nga mesazhet që Teuta Ibrahimaj i dërgon Eri Koshaj, por që më pas e ka fshirë. Më poshtë, ne po pasqyrojmë të plotë bisedën dhe mesazhet që janë fshirë nga nëna e Andri Ibrahimaj.

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Biseda e vjehrres se ministres me drejtorin e ATK

Në një mesazh tjetër, që për nga orari rezulton të jetë kryer të nesërmen e ditës së sherrit ose ditët në vazhdim, Teuta Ibrahimaj pranon konfliktin dhe goditjet ndaj Eri Koshaj, por siç thotë, ka folur me djalin dhe ai i ka thënë se e ka qëlluar me gozhdë e jo me thikë.

“Fola me çunin. Ishte gozhdë e jo thikë, por i kishe sharë gruan o bir. Kush të falë për gjëra të tilla. Aq më tepër që ajo të ka ndihmuar. Gjithsesi harrojini këto gjëra. Ti e di që unë të kam si çunin tim edhe ty”, shkruan nëna e Andri Ibrahimaj.

Ky mesazh, i cili më pas rezulton se është fshirë nga dërguesja, disponohet dhe nga Prokuroria e Tiranës por kjo e fundit ka vendosur që të pushojë çështjes me arsyen se nuk ka pasur prova. Ndërkohë, konflikti është fiksuar nga disa kamera sigurie në zonë të cilat nuk janë administruar qëllimisht, po ashtu Eri Koshaj ka dhe një raport mjeko-ligjor, për dëmtime trupore.

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Biseda e vjehrres se ministres me drejtorin e ATK

Që nga momenti kur është mësuar se drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive kishte shkuar në komisariat, ndaj tij kanë nisur një sërë kërcënimesh dhe presionesh që të tërhiqej. Madje, edhe organet ligjzbatuese kanë vepruar me shumë vonesë duke i çuar materialet në prokurori pas dy javësh.

Ngjarja ka ndodhur më 20 Nëntor 2023 dhe materialet hetimore proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës me datën 4 Dhjetor 2023. Pra, pas 15 ditësh. Kodi i Procedurës Penale, Neni 239/1 për “Referimin e veprës penale në Prokurori”, parashikon që materialet për një vepër penale duhet të dërgohen në çdo rast nga Policia e Shtetit pranë organit të akuzës, jo më vonë se 72 orë.

Zemër si je? Kam qenë merak për ty. Të lutem mbylle këtë histori të hidhur për të dy palët. Ju duhet të jeni vëllezër e jo armiq. Të puth fort”, i shkruan vjehrra e ministres shtetasit Eri Koshaj.

“Biro po si ka mundësi të sillesh me mua në këtë mënyrë. Çfarë kërcënimesh të kam bërë unë ty mor djalë, që të kam trajtuar si çunat e mi? Sinqerisht nuk mendoja kurrë dhe nuk besoj që ti je Eri, djali i mikut tim, që kam dashur me gjithë zemër. Gjithsesi flm”, shkruan sërish Teuta Ibrahimaj

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Biseda e vjehrres se ministres me drejtorin e ATK

Këto mesazhe kanë vazhduar për rreth dy javë. Interesant është fakti se gjatë këtyre dy javëve që nëna e Andri Ibrahimaj dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë vazhdimisht me “këshillime”, presione e kërcënime ndaj Eri Koshaj, dosja ka mbetur në zyrat e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Nëna e autorit të sulmit dhe njëherësh vjehrra e ministres, gjatë gjithë kohës është interesuar me tendencë për situatën për të mësuar se çfarë veprimesh do të ndërmerrte Eri Koshaj.

“Teuta po patët mundësi mos më shqetësoni më! E kam harruar këtë histori të shëmtuar”, ia kthen drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ndërsa nëna e Andri Ibrahimaj e falenderon dhe i thotë se në çast këtë histori e ka harruar dhe ajo.

Skandali me burrin e Ibrahimaj, zbardhen mesazhet e vjehrrës së

Biseda e vjehrres se ministres me drejtorin e ATK

Ky komunikim i fundit mes palëve, përkon me dërgimin e materialeve nga Policia në Prokurorinë e Tiranës, pra rreth datës 4 Dhjetor 2023. Pra, rreth dy javë ka vazhduar komunikimi i personave në fjalë dhe sapo ai është mbyllur “me qetësi”, atëherë kanë shkuar dhe në Prokurorinë e Tiranës materialet për burrin e ministres.

Nëna e Andri Ibrahimaj pranon konfliktin që ka ndodhur dhe sulmin fizik ndaj Eri Koshaj, deri pak kohë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave, ministrja Delina Ibrahimaj po ashtu, pas artikullit të publikuar nga Newsbomb.al, ndërkohë vetëm Prokuroria e Tiranës nuk i ka parë provat.

Të njëjtat prova që ne i kemi publikuar në artikullin e parë, provat e reja që po publikojmë dhe sot dhe shumë materiale të tjera që janë depozituar nga Eri Koshaj. Organi i akuzës e ka pushuar rastin, por nëse provat janë aty, a ka ndikuar dikush që prokurori të mbyllë sytë përballë fakteve?!!/newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne