Të Hënën do të zhvillohet protesta e tretë përpara Ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit që ndodhi me mjekët te onkologjiku për moskurimin e të sëmurëve me kancer dhe shitje e ilaceve të spitalit te farmacitë private.
Ftesta për të marrë pjesë në protestën e së hënës në orën 19:00 është bërë në rjetet sociale dhe ka qarkulluar në profile të ndryshme të akorëve të shoqërisë civile.
Në dy protestat e para qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ministres së Shëndetësisë Albana Kociu.
Thirrrja në rrjetet sociale
PROTESTOJ
ËSHTË KRIM T’I PAMUNDËSOSH NJË NJERIU ILAÇET QË LUFTOJNË KANCERIN.
KY KRIM ËSHTË DUKE NDODHUR NË QSUNT.
Mungojnë 4 medikamente kimio aktualisht. Pacientëve nuk u është thënë se kur mund të vijnë, veçse u thonë “s’ka”.
Kush mban përgjegjësi për këtë?
Kush mban përgjegjësi për këtë krim?
Kaq e parëndësishme është jeta këtu në Shqipëri?
SISTEMI I KALBUR SHËNDETËSOR TË LË TË VDESËSH NËSE S’KE PARA. AS TË OPERON, AS TË MJEKON, AS TË BËN INJEKSIONIN, AS TË PASTRON PLAGËN.
Prandaj, që neser TË MOS E KESH RADHËN TI, PROTESTO!
KJO ËSHTË PROTESTË PËR JETËN. KJO ËSHTË PROTESTË PËR TË KËRKUAR PËRGJEGJËSI.
DHE PËRGJEGJESIA BIE MBI ATA QË KANË PËR DETYRIM T’I SIGUROJNË MEDIKAMENTET.
SKANDALI I ONKOLOGJIKUT ËSHTĒ VETËM MAJA E AJSBERGUT DHE JU TË GJITHË E DINI!
PROTESTOJMË TË HËNËN, 8 KORRIK, ORA 19:00, PËRPARA MINISTRISË SË SHËNDETËSISË.
EJA, QË NESËR MOS TA KESH RADHËN TI./GazetaImpakt/