Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut

Dosja e spitalit Onkologjik është transferuar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme. Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë kur është vendosur që këtë çështje t’ia kalojnë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK pasi dyshohet për korrupsion.

Skandali

Prokuroria e Tiranës zbardhi disa javë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

Masat për të akuzuarit e dosjes se Onokolgjikut:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” –  Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne