Solidaritet nga fusha e futbollit: Athletic Bilbao ngre pankartën prekëse për Gazën

Një mesazh i fortë solidariteti është shfaqur sot në Champions League nga tifozët e Athletic Bilbao.

Në tribunë, ata hapën një pankartë gjigante me mbishkrimin: “Do të jemi pranë jush deri në ditën e fundit”, drejtuar popullit të Gazës, duke shprehur mbështetje në mes të tragjedisë që po përjeton rajoni.

Ky akt u duartrokit nga shumë tifozë të pranishëm, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se pankarta u shoqërua me brohoritje dhe këngë në shenjë proteste ndaj dhunës dhe për të kujtuar viktimat civile.

Athletic Bilbao njihet për tribunat e zjarrta dhe mesazhet e fuqishme sociale që tifozët e tij kanë shpalosur ndër vite, por pankarta e sotme ka marrë një jehonë të veçantë për shkak të krizës humanitare në Gaza./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne