Sot pritet votimi për mandatin, Olta Xhaçka: Shpifje, familja ime s’ka përfituar asgjë! Gjykata Kushtetuese e ka pushuar çështjen

Teksa sot pritet të votohet në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës, deputetja socialiste ka hedhur poshtë. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka tha se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë, duke thënë se akuzat janë shpifje. Xhaçka tha se kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitorit strategjik njësoj si shumë investitorë të tjerë, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë shkelje. Xhaçka tha se Kuvendi s’ka çfarë të votojë sot, pasi Gjykata Kushtetuese e ka thënë se nuk është në konflikt interesi. Xhaçka tha se Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika u kthye sërish në botën e biznesit.

“U bë një kohë shumë e gjatë…Përmbaje Gazin të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje. U bë një kohë e gjatë që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes. Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linç, ku faktet janë interesa politike e mediatike. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz këtë furi balte, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera, as nuk kam përfituar asgjë.

Si për t’i vënë kapakun një tallje, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të mbajtur nëpër këmbë, Kuvendi s’ka ca voton fare se çështjen time GJK e ka pasur e ka shqyrtuar dhe e ka pushuar me vendim. Sot këtu duhet të votohet, që është shkalla e sovraniteti të parlamentit dhe lira e votës së çdo deputet. Por gjithsesi, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, s’do komentoj më tej, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë. Por nuk mund të hesht për fajësinë që më është dhënë  në tribunat e opozitave dhe portalet e gjobave.

Çështja ime u shqyrtua nga GJK, duke administruar provat dhe faktet konkrete, jo gjyqet në ekranet politike. Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova, vendosi ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Kjo ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike nga Velipoja në Ksamil. Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha nga fillimi n ëfund është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im, që është sipërmarrës para se të bëhej deputet dhe u kthye në punën private pasi mbaroi mandatin e deputetit. As unë, as bashkëshorti, as nga shteti nuk është dhënë aspak status ekskluziv, por një status ligjor si dhjetëra sipërmarrje të tjera, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë favorizim. Skam qenë në konflikt interesi në asnjë rast, e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Xhaçka./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne