SPAK çon për ekspertim dy laptopë, telefona dhe USB-të e sekuestruara në shtëpitë e Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme SPAK nuk ka humbur kohë, por menjëherë sot ka çuar për ekspertim kompjuterik aparatet telefonike, disa USB dhe dy kompjuterë laptop, të sekuestruar gjatë kontrollit të banesave të Ahmetaj dhe njerëzve të afërm të tij. Prokurorët kanë shpresa se prej pajisjeve kompjuterike të nxjerrin të dhëna të dobishme që sjellin përparimin e hetimeve për sa i përket implikimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe njerëzve të tij.

Kjo formë ekspertimi solli sukses në hetime gjatë kontrollit kompjuterik të telefonit “Black Berry” të sekuestruar në muajin Mars 2023 në banesën e Ahmetaj dhe verifikimit të Laptopit të Klodian Zotos. Përmes këtyre dy pajisjeve, SPAK depërtoi në komunikimet private të tre njerëzve kryesorë të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, siç janë Arben Ahmetaj, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

E njëjta strategji është zgjedhur të përdoret dhe ditën e sotme, ku prokurorët Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai, kanë urdhëruar ekspertët e laboratorit shkencor të kryejnë kontrollin e imtësishëm të pajisjeve kompjuterike./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne