SPAK depoziton në Gjykatë informacion për Jorgo Goron, shtyhet seanca për në 26 qershor: Avokati kërkoi kohë

Prokuroria e Posaçme depozitoi këtë të premte në gjykatë, informacionin dy mujor të hetimeve që po kryhen për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, ndaj të cilit është ngritur akuza “Shpërdorim detyre”. Avokati i Goros, Sokol Hazizaj kërkoi kohë të njihej me informacionin e depozituar nga SPAK si dhe me aktet e bashkëngjitura me informacionin. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty më datë 26 qershor.

Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK në muajin mars të këtij viti, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka. Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat , në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije metra katrorë. Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës, Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish-juristi Vezir Gjikoka si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në masën “arrest në shtëpi”.

Nga ana tjetër, pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar. Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne