SPAK dhe institucione të tjera të drejtësisë do të raportojnë sot në Kuvend, pritet debat nga opozita

Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme Prokuoria e Posaçme dhe institucione të tjera të drejtësisë do të raportojnë punën e vitit 2023 para deputetëve të Shqipërisë.

Seanca do të nisë në 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, kreut të SPAK Altin Dumanit ndërsa raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Seanca parashikohet të zhvillohet me debate, pasi opozita ka treguar në deklarata dhe protestat e zhvilluara së fundmi pakënaqësitë ndaj hetimeve që SPAK po kryen për disa çështje, si për shembull hetimet e Inceneratorit të Tiranës./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne