SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, ushtrohen kontrolle dhe sekuestrohen dokumente

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në Drejtorinë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Taulant Tusha. Zyrat, që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit, janë kontrolluar me imtësi nga agjentët përfshirë kompjutera, dokumentacion e pajisje.

Taulant Tushe njihet si një nga mbështetësit kryesorë dhe krahu i djathtë i Erion Veliajt dhe ai ndodhet pas prangave për çështjen e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Sipas burimeve, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne