SPAK nis procedim penal per Safet Gjicin, pas videos së dyshuar për skandal seksual

SPAK ka nisur procedim penal kryesisht për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, të përfshirë në skandalin seksual, sipas një videoje që qarkulloi me shpejtësi nëpërmjet telefonit e që tregon një vajzë që bën seks oral për kryebashkiakun në zyrën e tij.

Videoja që i përket fillimit të qershori të këtij viti është disa minutëshe dhe pershkruan të gjithë aktin deri në detaje.

Mendohet se kryeministri Rama do të dekretojë shkarkimin e kryebashkiakut në orët e ardhshme…ashtu sikurse veproi në rastin e nje tjeter drejtuesi Bashkie ne Veri, Shkukriu Xhelilit me mbathje me vrimë, në Dibër.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar me shpejtësi një video erotike ku dyshohet se protagonist është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Videoja mban datën 6 qershor dhe është bërë në orën 16:00.

Në rrjetet sociale pretendohet se filmimet janë realizuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërsa për momentin nuk dihet autorësia e videos.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kryetari i bashkisë dhe nuk dihet as vajza që shfaqet në video.

Safet Gjici u zgjodh për herë të parë kryetar i bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 2019-s, ku përballë nuk pati rival. Ai u rizgjodh më 14 maj të këtij viti, duke fituar ndaj dy kandidatëve të opozitës.

BURIMI: Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne