SPAK: “Shpërdorim detyre” për Safet Gjicin. Zbulohet vajza që filmoi videon

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

Burime nga SPAK, i thanë Tv Klan se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë.

E para që do të përgjigjet për videon, njohjen që ka pasur me kryebashkiakun dhe rolin që ka pasur në Bashki, është vajza e cila është identifikuar nga Prokuroria e Posaçme. Dëshmia e saj dhe të dhënat nëse ka qenë vartëse e Safet Gjicit, do të jenë të rëndësishme për rrjedhën e hetimeve, pasi SPAK mund të ngrejë akuza të tjera penale.

Gjithashtu hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos intime.

Nga të dhënat e deritanishme është mesuar se momenti intim është xhiruar nga një kamera e vendosur në çantën e vajzës. SPAK po heton nëse ajo ka vepruar e vetme apo është pjesë e një grupi që kanë tentuar të fusin në kurth Safet Gjicin, siç deklaroi ai një ditë më parë.

Disa orë pas publikimit, Qeveria shkarkoi Safet Gjicin, teksa ky i fundit pohoi se me vajzën kishte një lidhje prej disa kohësh.

Në përfundim të veprimeve hetimore që ka nisur, SPAK pritet të vlerësojë nëse do ta thërrasë Safet Gjicin për të marrë dëshminë e tij, apo nëse do të bëjë kërkesë në gjykatë për masë sigurie./Klan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne