Spostohet Kongresi i PS, do të zgjidhen strukturat organizative të partisë

Socialistët duket se e kanë zhvendos më 4 nëntor mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, i  parashikuar të zhvillohej rreth javës së 3-të të muajit tetor. Mbajtja e Kongresit është shtyrë në agjendën e aktiviteteve, duke i dhënë mundësi strukturave dhe të deleguarve, të vijojnë takimet në bazë me analizat gjithëpërfshirëse.

Asambleja Socialiste e 4 shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, ku Sekretar Organizativ u caktua Ardian Çela; Sekretare e Programit Milva Ekonomi; Sekretariati i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca; Sekretariati i Gruas, Evis Kushi, Sekretariati Digjital dhe Rinisë, Etjen Xhafa; Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko, ndërsa për çështje zgjedhore Eridian Salianji.

Më herët gjatë verës, kryesocialisti Edi Rama, mblodhi 2 herë asamblenë; më 26 Korrik dhe 4 Shtator; ku në këtë të fundit, komunikoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke i argumentuar se ato do ti japin një energji të re qeverisjes, në mandatin e 3 –të të socialistëve./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne