Norvegjia dënon rrethimin e Gazës nga Izraeli

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, ka dënuar rrethimin e Izraelit ndaj Gazës.

Ministrja Huitfeldt ka folur në radion NRK që transmeton në Norvegji dhe është shprehur se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por nuk mund të përdorë të gjitha mënyrat”.

“E dënoj këtë rrethim, sepse kur kaq shumë njerëzve u kërkohet të largohen (nga Gaza), ndërkohë që ata nuk kanë ushqim dhe ilaçe, ju duhet ta dënoni atë”, tha Huitfeldt.

Edhe në një deklaratë të bërë dje, ministrja Huitfeldt e cilësoi si të papranueshëm praktikën e Izraelit për rrethimin e plotë të Gazës, duke përfshirë edhe qasjen në ujë, ushqime dhe nevojat e tjera të domosdoshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne