Sqarim pa keqkuptim për PD-në e Vlorës dhe Atird Hoxhën, kandidat per deputet

Gëzim Zilja

 

Dje me 12.05. 2026 pas protestes, me një grup vlonjatësh, për ndalimin e ndërtimit të Muzeut ebraik, Partia Demokratike, Aurel Bylykbashi, Nadire Meçorapaj bënë një deklaratë kundër protestës dhe protestuesve. Atird Hoxha shkoi me tej, duke më akuzuar e ironizuar si një fëmijë i zemëruar, kur mamaja nuk i jep akullore te dyqani i lagjes. Unë nuk bëra koment për asnjë nga firmëtarët, vetëm botova listën e bashkisë. Në deklaratën e PD-së midis të tjerash thuhet:
” … Protesta e sotme nuk ka asnjë lidhje me PD-në… Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet plotësisht ndërtimin e muzeut për historinë e hebrejve në Vlorë, si dhe këshilltarët e saj….” Kaq është historia. Të tjerat janë llogje Vlore. Këtu ndahemi. Ne një grup qytetarësh, që nuk jemi ushtarë partie, nuk duam dhe kundërshtojmë për 100 arsye, që i kemi çuar dhe në Gjykatë, që ky Muze të mos ngrihet, në Qendrën Historike, në zemër të Vlorës. PD-ja do! Punë për PD-në! Ama asnjë vendim nuk kalon pa dakordësine e Këshillit Bashkiak. Shikoni sa e thjeshtë është!?. PD deklaron: PO muze ebraik në Vlorë!
PS. Po botoj pjesë nga deklaratat e Tirdit, për Gëzim Zilen, për miqtë e mi që dhe të tjerë që më ndjekin, duke e quajtur përfundimisht të mbyllur këtë “bashkëbisedim.”
“Kanë kaluar disa ditë që një “i ri me perspektivë”, i cili së fundmi ka lënë edhe mustaqe për t’u dukur burrë, pasi nuk u dallua dot për të në vitin 1997, përpiqet të bëjë me katolikun se Papa.
Lidhur me këtë, “i riu me perspektivë” që përshkrova më sipër, i cili meriton shumë epitete që, për efekt edukate, nuk jam duke i thënë, por në të ardhmen, nëse do të “lipset” (thoshte gjyshja ime), do t’ia them….Sot, “i riu me perspektivë”, mendjeshtruar, kërkon të bëjë politikë revolucionare duke hedhur baltë mbi mua personalisht, por edhe mbi kolegët e mi të nderuar opozitarë, Opozita ka rreth 30 vite që nuk qeveris Bashkinë e Vlorës, që nga “dezertimi” i “të riut me perspektivë”. NDËRKOHË KY PERSON ME SULMET E TIJ TË ORKESTRUARA DJALLËZISHT INDIREKT I SHËRBEN EDI RAMËS.
Dhe këtë e bën me një shejtan budallallëk, që ai mendon se i shkon, por që për të gjithë ata që e njohin, jam i sigurt se vetëm u shton neverinë që kanë pasur dhe kanë për të. (Jo më kot).

/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne