Stani me mijëra bimë kanabisi, lirohet nga qelia vëllai i deputetit të PS. Gjykata: Arrestimi është i paligjshëm

Është liruar nga qelia Armand Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili u arresua pas zbulimit të një stani me mijëra bimë kanabisi. Gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 32-vjeçarit Armand Ndreca duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërsa dy personat e tjerë, A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, u lanë në burg. Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste të qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Armando Ndreca akuzohet se ka përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet për kultivim e kanabis nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Pas operacionit policor, u arrestuan vëllai i deputetit të PS-së dhe 28-vjeçari E. Sh.,, të dy banues në Koplik. Gjithashtu u ndalua edhe 32-vjeçari A. N., banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne