Starbucks përgatit padi ndaj sindikatës së saj për shkak të një mesazhi solidariteti me Palestinën

Zinxhiri amerikan i kafeve, Starbucks, njoftoi se do të ngrejë padi kundër sindikatës “Starbucks Workers United” me arsyetimin se ka postuar mesazh solidariteti me Palestinën.

Sipas një lajmi në portalin amerikan “The Intercept”, zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Starbucks, Sara Kelly, duke folur në lidhje me çështjen, ka thënë se po përgatiten të ngrenë padi kundër sindikatës, duke pohuar se postimi i sindikatës nuk pasqyron pikëpamjet e kompanisë dhe se përdorimi i emrit Starbucks në postim i ka hutuar njerëzit.

Kelly ka thënë se disa klientë e kanë nxjerrë zemërimin e tyre ndaj punonjësve në dyqanet e kompanisë për shkak të postimit në fjalë.

Ajo ka theksuar se nuk pajtohen absolutisht me pikëpamjet e sindikatës.

“Meqenëse Workers United vazhdon të përdorë emrin, logon dhe pronën tonë intelektuale, disa njerëz gabimisht e lidhin këtë postim me ne. Workers United nuk flet në emër të Starbucks dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e kompanisë sonë. Fjalët dhe veprimet e sindikatës janë vetëm të tyret”, ka deklaruar Kelly./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress