Statusi social i MEK-ut në mesin e popullit të Iranit dhe opozitës në mërgim

Ali Huseini

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI), te njohur kryesisht si MKO (Organizata Mojāhedin-e Khalq) apo MEK, jane një grup paraushtarak i themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së Mohammad Reza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, ky grup, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MEK-u shpalli revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Duke kryer operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, grupi shkaktoi më shumë se 17,000 viktima ne Iran. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK-ut ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që coi në vrasjen e presidentit, kryeministrit dhe kreun e Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit. dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarë kryesorë të Iranit qe mbeten te vrare. Pas arratisjes nga Irani, muxhahedinet u zhvendosen në Irak ku Saddam Husseini, diktatori i Irakut, i mirëpriti. Atje, muxhahedinet morën armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione terroriste kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në fillim të vitit 1988, Irani dhe Iraku ndermoren një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve të Rezolutës 598 të OKB-së. Megjithatë, nën iluzionin se mund të pushtonin Teheranin brenda pak ditësh, MEK-u, me mbështetjen e ushtrisë së Sadam Huseinit, sulmoi Iranin dhe kaloi kufijtë, duke kryer krime të egra dhe të pamëshirshme, si varje dhe djegie te njerëzve të pafajshëm.

Megjithëse MEK-u pretendon të jetë nje organizate qe do te avancoje të drejtat e njeriut dhe opozite ndaj Republikës Islamike të Iranit, MEK Akoma vazhdon qe te godasi Republikën Islamike të Iranit.

Pas rreth 25 vitesh qëndrimi në Irak dhe pas përmbysjes së regjimit baathist të Sadam Huseinit, MEK-u u dëbua nga Iraku dhe u vendos në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara te Amerikes.

Performanca e Muxhahedineve që nga themelimi i Republikës Islamike të Iranit tregon qartë se në momentet kritike historike, ky grup ka qenë gjithmonë I urryer nga populli i Iranit Islamik.

Historia e aktiviteteve terroriste të MEK-ut që nga revolucioni islamik jo vetëm që e kane bërë atë grupin kryesor opozitar terrorist në Republikën Islamike të Iranit, por gjithashtu e kane vendosur në listën e organizatave terroriste (FTO) në Amerikë, Evropë dhe Australi.

Kushtet politike dhe sociale të Iranit gjatë periudhës se regjimit te Pahlavit, idetë majtiste dhe eklektike të grupit dhe dështimi i tij për të fituar besueshmëri në atmosferën politike pas fitores së Revolucionit Islamik ishin tre faktorë themelorë që ndikuan në veprimet terroriste të MEK-ut. Mbështetja e drejtpërdrejtë e fuqive rajonale dhe ndërkombëtare luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në zgjerimin dhe vazhdimin e masave të tyre terroriste.

Megjithatë, duke u përballur me një bllokim strategjik pas pushtimit amerikan të Irakut dhe përmbysjes së regjimit të Sadamit, dhe pas rreth pesë dekadash veprimtarie terroriste – të cilat e kishin bërë Iranin një nga viktimat më të mëdha të akteve të dhunshme terroriste në botë – Muxhahedinet sot kërkojne te ndryshojne pamje.

Midis kundërshtarëve të tjerë, grupi terrorist i MEK-ut ka bërë të pamundurën për të organizuar aktivitete propagandistike dhe ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit. Me hyrjen në fazën ushtarake dhe fillimin e luftës së armatosur më 20 qershor 1981, ky grup bashkëpunoi me Perëndimin dhe Sadam Huseinin në luftën e imponuar kundër Iranit.

Pas luftës Irak-Iran, Muxhahedinet kane vazhduar masat e tyre kundër Iranit, dhe përveç veprimeve terroriste kundër zyrtarëve dhe popullit iranian, kane ndjekur politika armiqësore kundër interesave kombëtare të Iranit përmes lobeve të sigurisë dhe parlamentare në Evropë dhe Amerikë dhe mbajtjen e takimeve dhe demonstratave të shumta, spiunimin dhe dhënien e informacionit për programet bërthamore të Iranit, intensifikimin e presioneve kundër Iranit në rastin AMIA ne Argjentine, me ceshtjen e të drejtave te njeriut dhe programet bërthamore dhe mbjelljen e përçarjes në marrëdhëniet midis Iranit dhe fqinjëve të tij.

Për më tepër, duke krijuar baza ushtarake në Irak dhe si një aleat strategjik i ushtrisë private të Sadamit, MEK-u ka luajtur një rol shume me rendesi në shtypjen e kryengritjes së shiitëve dhe kurdëve irakianë në vitin 1991. Të gjitha këto aktivitete kanë bërë që ky grup të vendoset në listën e organizatat terroriste në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kanada dhe disa vende të tjera.

Megjithatë, pas pushtimit amerikan të Irakut dhe rrethimit të forcave te MEK-ut në bazën Ashraf, transferimit të përgjegjësisë së kampit tek ushtria irakiane dhe afatit të qeverisë irakiane për largimin e saj nga ky vend, Muxhahedinet jane në situatë delikate, të ndërlikuar dhe të paqartë për shkak të ndryshimeve të brendshme të ndodhura brenda grupit, sikur është edhe ngrodhja Masoud Rajavit, kryetarit te sektit terrorist muxhahedin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne