Salwan Momika me origjinë nga Iraku në Suedi kreu sulm tjetër ndaj Kuranit përpara Ambasadës së Iranit në Stokholm, si dhe fshiu këmbët me foton e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe flamurin iranian.
Momika, i cili doli përpara ambasadës iraniane në Stokholm, i shoqëruar nga një mbrojtje e gjerë policore, shkeli mbi Kuran pavarësisht reagimit të njerëzve përreth. Momika po ashtu fshiu këmbët me foton e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe flamurin iranian, kurse më pas i vuri zjarrin Kuranit, fotos së presidentit Raisi flamurit iranian dhe irakian.
Një shtetas irakian i quajtur Salwan Najem e ndihmoi Momikën.
Një grua, e cila ishte në mesin e demonstruesve, ndërhyri me një zjarrfikës. Ndërkohë, policia ka neutralizuar gruan dhe e ka marrë në stacion policor.
Pas aksionit, Momika dhe Najem, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet të blinduar policie, janë shoqëruar nga 20 automjete policie, dhjetë prej të cilave të blinduara, dhe afërsisht 100 policë.
Provokimet kundër Kuranit të Shenjtë në Suedi
Ndërsa sulmet kundër Kuranit janë intensifikuar në Suedi dhe Danimarkë kohët e fundit, lejimi i këtyre provokimeve është pritur me reagim në arenën ndërkombëtare.
Rasmus Paludan, politikani danez i ekstremit të djathtë dhe lider i Partisë Stram Kurs, vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit të Shenjtë në qytetet suedeze Malmö, Norköpin dhe Jönköping dhe në kryeqytetin Stokholm gjatë festave të Pashkëve në 2022.
Paludan dogji Kuranin përpara Ambasadës Turke në Stokholm më 21 janar dhe në Kopenhagë më 27 janar.
Përsëri në Stokholm, Salwan Momika i vuri zjarrin Kuranit nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit.
Momika shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm më 20 korrik dhe para parlamentit suedez më 31 dhe më 14 gusht.
Bahrami Marjan, i cili është me origjinë iraniane, dogji Kuranin në plazhin Angbybadet të Stokholmit më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë./AA