Studentët e Mjekësisë lidhin duart me pranga para Ministrisë së Arsimit, thirrje Manastirliut: Dilni dhe përballuni në shesh

Studentët e Mjekësisë në shenjë proteste, kanë lidhur duar me pranga, para Ministrisë së Arsimit.

Ata i kërkojnë ministres Ogerta Manastirliu të dalë dhe të përballet me studentët dhe kërkesat e tyre.

“Dilni dhe përballuni në shesh! Dilni dhe përballuni me studentët!”, dëgjohet të thotë një nga studentet, ndërsa në kor thërrasin  “Ministri e turpit!”

Studentët kanë nisur marshimin e tyre nga Universiteti i Mjekësisë, kanë vazhduar në qendër të kryeqytetit e më pas i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne