Stuhia godet Shqipërinë, policia apel drejtueseve të mjeteve, qytetet që rrezikohen

Stuhia “Ciaran” ka prekur edhe Shqipërinë. Erëra të forta dhe reshje shiu pushtuan vendin këtë të premte, ndërsa situata në kryeqytet duket shumë e rënduar.

Nisur nga kjo situatë policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.

Zonat me risk më të lartë janë:

  • Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;
  • Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;
  • Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
  • Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;
  • Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë./EuroNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne