Suedi, policia ndërhyn ndaj protestës në mbështetje të Palestinës

Policia në Stokholm të Suedisë arrestoi 30 studentë të Institutit Mbretëror të Stokholmit (KTH) të cilët mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës. Policia shpërndau protestën paqësore që studentët vazhdonin duke ngritur tenda në kampusin KTH.

Në orët e mëngjesit të sotëm policia paralajmëroi studentët që të largohen nga zona dhe ndërhyri ndaj studentëve duke theksuar se i kanë përdorur të drejtat e tyre demokratike. Gjatë kësaj, 30 studentë që i rezistuan policisë duke u përqafuar me njëri-tjetrin u arrestuan dhe u dërguan në komisariat.

Gjithashtu një grup studentësh që reaguan ndaj vendimit të policisë, protestuan kundër ndërhyrjes së policisë duke ngritur tenda para Parlamentit të Suedisë. Me një protestë që nisën në kampusin e universitetit më 20 maj, studentët e KTH iu bashkuan protestave universitare të cilat filluan në mbështetje të Palestinës në Universitetin Columbia të SHBA-së dhe që u përhapën në shumë vende./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne