Suedia arreston një person për zjarrvënie në xhami

Një norvegjez 20-vjeçar u ndalua sot në Suedi për dyshimin se u përpoq t’i vinte flakën një xhamie, në atë që prokurorët e trajtojnë si zjarrvënie të qëllimshme dhe krim urrejtjeje.

Sipas transmetuesit publik suedez SVT, incidenti ndodhi natën e 28 marsit në një xhami të drejtuar nga Qendra Kulturore Uddevalla në perëndim të Suedisë.

Prokurorja Marie Andersson tha se janë ngritur akuza zyrtare kundër personit për zjarrvënie të qëllimshme dhe kryerje të krimit të urrejtjes. Ajo theksoi se i dyshuari njihet për admirimin e ideologjisë naziste.

“Imazhe të propagandës naziste dhe adresa të vendeve fetare muslimane dhe hebraike u gjetën në telefonin celular të të dyshuarit”, tha Andersson.

Sipas prokurorëve, personi u përpoq të ndezte xhaminë duke derdhur lëng të ndezshëm teksa njerëzit ishin ende brenda. Zjarri u shua shpejt nga të pranishmit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Andersson konfirmoi se i dyshuari ka rrëfyer krimin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne