Nga Zafar Bangash
Duke pasur parasysh rënien intelektuale në botën myslimane, myslimanët kanë adoptuar praktika që janë në kundërshtim me mësimet e Islamit. Kush nuk është i vetëdijshëm për rolin shkatërrues që kanë luajtur al-Kaeda, tekfiristët dhe ISIS gjatë 30 deri në 40 vitet e fundit? Të mbështetur nga Perëndimi, kryesisht SHBA-ja, ata kanë shërbyer si mbulesë për ndërhyrjen perëndimore në shoqëritë myslimane. Njëkohësisht, praktikat e tyre barbare kanë shtrembëruar imazhin e Islamit për të larguar myslimanët nga mendimi për të ngritur një Shtet Islam në shoqëritë e tyre.
Ka një tjetër grup njerëzish që ka dalë në mesin e myslimanëve në Perëndim. Ata e quajnë veten Sufi. Në fillim, duhet të sqarohet se kjo nuk është një kritikë ndaj Sufizmit. Tasawwuf është një aspekt i rëndësishëm dhe fisnik i Islamit. Myslimanët që ndjekin rrugën e tasawwuf-it shkëputen nga materializmi për të qenë më afër Allahut. Ndryshe nga bota materialiste, Islami inkurajon pastrimin përmes dhurimit, ndaj edhe konceptet e sadakës dhe zekatit.
Fjala “sufi” rrjedh nga fjala arabe “suf”, që do të thotë lesh. Njerëzit mbanin rroba leshi (të trasha) për të treguar thjeshtësi dhe shkëputje nga materializmi. Theksi i saj kryesor është në tazkiya-e nafs (pastrimi i shpirtit). Vetëm atëherë një person mund të arrijë paqen e brendshme dhe të afrohet me Allahun, që është objektivi përfundimtar në këtë vendbanim të përkohshëm.
Tasawwuf-i e lidh origjinën e tij me Profetin (paqja qoftë mbi të) përmes Imam Aliut ose edhe më tej përmes Ebu Bekër es-Siddikut. Të dy ishin shokë të afërt dhe të besuar të të Dërguarit fisnik (paqja qoftë mbi të).
Gjatë historisë, tasawwuf ka luajtur një rol të rëndësishëm në motivimin e myslimanëve për të luftuar kundër padrejtësive që janë të pranishme në botë. Shejh Uthman Dan Fodio në Afrikën Perëndimore (vdiq më 1817) dhe Imam Shamil (vdiq më 1871) në Dagestan janë shembuj të ndritshëm. Të dy nisën lëvizje xhihadi. Shejh Uthman dan Fodio themeloi Kalifatin e Sokotos ndërsa Imam Shamil luftoi kundër kolonializmit rus në Kaukaz.
Shfaqja e Sufizmit në Perëndim është një fenomen krejtësisht tjetër. Me përjashtime të pakta, Sufizmi i miratuar dhe promovuar nga Perëndimi ka pak lidhje me pastrimin e shpirtit apo afrimin me Allahun. Kjo lloj forme promovohet për të shërbyer interesave imperialiste të Perëndimit.
Në botën myslimane, Perëndimi promovon tekfiristët për të përdorur praninë e tyre si justifikim për luftë kundër vendeve myslimane. Në Perëndim, myslimanët paqësorë akuzohen si terroristë ose mbështetës të terrorizmit dhe drejtohen drejt sufizmit për të provuar “natyren e tyre paqësore”.
Myslimanët nuk kanë qenë kurrë të dhunshëm. Islami e ndalon shprehimisht dhunën. Ai u thotë myslimanëve të mbrojnë veten, por kurrë të mos nisin armiqësi (Sureja El-Bekare, ajeti 190). Perëndimi madje akuzon myslimanët se janë mbështetës të terrorizmit kur ata flasin kundër gjenocidit në Gaza dhe Palestinë. Nuk është e vështirë të kuptosh se kjo fushatë drejtohet nga sionistët për të heshtur çdo kritikë ndaj praktikave barbare të Izraelit në vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Agjentë të shërbimeve sekrete perëndimore kanë depërtuar në shumë grupe sufi në Perëndim dhe kanë shkaktuar dëme dhe konfuzion të madh. Disa madje janë vetëshpallur si shejkh dhe, duke përdorur praktikën që muridët (ndjekësit) t’i binden shejkhut pa pyetje, kanë shkatërruar jetët e qindra myslimanëve të pafajshëm.
Fenomeni i Sufizmit në Perëndim mori edhe më shumë hov pas 11 Shtatorit. Çdo mysliman që jetonte në Perëndim—në Amerikën e Veriut ose Evropë—u bë i dyshuar. Myslimanët konsideroheshin fajtorë derisa të provonin të kundërtën.
Ndodhi në fakt një fenomen kurioz në mesin e disa myslimanëve që më parë ishin vahabistë të ashpër. Të trajnuar në Arabinë Saudite dhe në shërbim të agjendës së tyre për nxitjen e konfliktit sektar, 11 Shtatori i detyroi të kalonin në sufizëm. Nga vahabistë të vendosur, ata u bënë sufi brenda natës. Kjo po që ishte një transformim interesant.
Regjimet perëndimore dhe shërbimet e tyre të inteligjencës nuk ishin të gatshme të pranonin një transformim të tillë. Ata shkuan pas çdo myslimani. Mijëra u arrestuan; shumë u hodhën në burg, veçanërisht në SHBA dhe u detyruan të provonin pafajësinë e tyre. Të jesh mysliman do të thotë të jesh i dyshuar.
Allahu u urdhëron myslimanëve të luftojnë dhe të flasin kundër padrejtësive. Grupe të shumta sufi janë detyruar nga regjimet perëndimore të merren vetëm me seanca dhikri, të mbajnë kokën ulur dhe të mos flasin fare. Sa shumë pastrim shpirtëror duhet të bëhet për të pasur guximin të flasësh kundër mizorive që po u shkaktohen njerëzve të pafajshëm në të gjithë botën? A ka ndonjë kufi përtej të cilit ata mund të ndihen të detyruar të flasin?
Është interesante të shënohet se shumë jobesimtarë kanë folur kundër krimeve të luftës të sionistëve. Ende nuk kemi parë ndonjë grup sufi të marrë një qëndrim. Ata janë shumë të zënë duke u rrotulluar, tundur dhe lëkundur!
Pra, ndërsa tasawwuf-i është një qasje fisnike për ngritje shpirtërore, sufitë modernë të miratuar nga Perëndimi nuk po i shërbejnë Islamit. Ata po i shërbejnë agjendës së Perëndimit dhe udhëhiqen në aktivitete të kota si “dialogu ndërfetar”, sikur myslimanët të kishin promovuar ndonjëherë urrejtje ndaj feve të tjera. Ata detyrohen të ulen me ata që janë fajtorë për mbështetjen e gjenocidit ndaj myslimanëve.
Janë Islami dhe myslimanët që janë në shënjestër nga ekstremistët e krishterë dhe hebrenj. Xhamitë dhe Qendrat Islame janë objekt i sulmeve me zjarr dhe myslimanë janë vrarë gjatë faljes së namazit.
Sufitë e miratuar nga Perëndimi do të thonë: “Le të vazhdojmë me seancat tona të dhikrit dhe ndoshta do të na kursejnë zemërimin e forcave demonike!” /crescent.icit-digital.org/Gazeta Impakt


















