Sulmet kibernetike/ Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, SHBA jep 8.6 milionë dollarë

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, e cila operon 24/7 është një tjetër hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së botës digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Kjo njësi është formuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një vlerë prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi më të gjerë prej 50 milionë dollarësh e përpjekjeve të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetike të Shqipërisë. I ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Arben Kingji në Qendrën e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetike (CCARC) në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo ndodh pas sulmeve të vazhdueshme që janë bërë në vendin tonë ku kanë sjell kaos tek qytetarët, që nuk kanë nguruar ta quajnë rënie të shtetit.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Shqipëri:

🇦🇱 Investimi i Shteteve të Bashkuara në sigurinë kibernetike të Shqipërisë vazhdon: i Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Arben Kingji në Qendrën e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetike (CCARC) në Ministrinë e Mbrojtjes. Vënë në punë nga IBM Security QRadar Suite, Qendra është në gjendje të zbatojë operacione të vazhdueshme për të shquar, pakësuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike mbrojtëse të teknologjisë së informacionit. Qendra prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi më të gjerë prej 50 milionë dollarësh e përpjekjeve të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare të qëndrojnë krah aleatit dhe partnerit të tyre duke forcuar praninë dhe koordinimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë për një të ardhme digjitale më të sigurt./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne