Sulmi i Iranit kundër Izraelit/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët që jetojnë atje mund të kontaktojnë përmes dy numrave telefoni

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, teksa vendi u sulmua nga një numër i madh me dronë dhe raketa nga Irani.

“U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase. Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne