Sulmi i Iranit mbi Katar, lideri suprem Khamenei reagon në X: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujt dhe nuk dorëzohemi para atyre që shkelin të drejtat tona!

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei i është përgjigjur Katarit në reagimin e tij për shkelje të sovranitetit me sulmin me raketa drejt bazës amerikane në Doha, se Irani nuk ka shkelur të drejtat e askujt.

“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt,” tha ai në një postim në X duke shtuar se as nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt.

“Kjo është logjika e kombit iranian”, shkruan ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne