Sulmohet në Detin Arabik një anije që ka lidhje me Izraelin

Një kompani e transportit detar njoftoi se një dron ka goditur një anije tregtare që ka lidhje me Izraelin në brigjet e Indisë në Detin Arabik.

Firma britanike ‘Ambrey’ tha se sulmi të shtunën e dëmtoi anijen, por nuk shkaktoi viktima. Incidenti në cisternën me flamur të Liberisë ndodhi rreth 200 kilometra në jugperëndim të portit indian të Veravalit.

Kompania ‘Ambrey’ thotë se sulmi mbi anijen shkaktoi një zjarr në kuvertë, i cili më vonë u shua. Anija po udhëtonte nga Arabia Saudite drejt Indisë, tha kompania ‘Ambrey’.

Që nga fillimi e luftës në Lindjen e Mesme, anijet që kanë lidhje me Izraelin apo edhe me vende perëndimore janë sulmuar në ujërat ndërkombëtare nga grupe që e përkrahin grupin militant Hamas./Voa

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne