Sytë e perëndimit drejt rikolonizimit të Afrikës: Largimi i Kadafit vetëm hapi i parë

nga Dan Glazebrook.

Pikërisht gjashtë vjet më parë, më 20 tetor 2011, Muamar Kadafi u vra duke ju bashkuar listës të gjatë të revolucionarëve afrikanë të martirizuar nga Perëndimi për guximin e ëndërruar të pavarsisë kontinentale.

Herët atë ditë, qyteti Sirte i Kadafit u pushtua nga militantët e mbështetur nga Perëndimi, pas një beteje një mujore, gjatë së cilës NATO dhe aleatët e saj “rebelë” goditën spitalet dhe shtëpitë e qytetit me artileri, ndërprenë ujin, energjinë elektrike dhe publikisht shpallen dëshirën e tyre për ta lënë qytetin të vuajë urie deri në nënshtrim’. Mbrojtësit e fundit të qytetit, përfshirë Kadafin, u larguan nga Sirte atë mëngjes por karvani i tyre u gjurmua dhe u ndëshkua nga avionët e NATO-s, duke vrarë 95 vetë. Gadafi u arratis nga rrënojat, por u kap menjëherë pas kësaj. Do ti kursej detajet e tmerrshme, të cilat mediat perëndimore i transmetuan në mbarë botën si triumf, mjafton të them se ai u torturua dhe më në fund u qëllua për vdekje.

Tani e kemi të qartë, sigurisht nëse besohet dëshmia e aleatit kryesor libian të NATO-s, Mahmoud Jibril, se një agjent i huaj, ndoshta francez, ishte ai i cili i dha plumbin fatal. Vdekja e tij ishte jo vetem kulmi i shtatë muajve të agresionit të NATO-s, por edhe i një fushate kundër Kadafit dhe lëvizjes së tij që perëndimi kishte kryer për më shumë se tre dekada.

Megjithatë, ishte edhe hapja e një lufte të re – një luftë për rikolonizimin ushtarak të Afrikës.

Viti 2009, dy vjet para vrasjes së Kadafit, ishte një pikë e rëndësishme për marrëdhëniet SHBA-Afrikë. Së pari, sepse Kina arriti Shtetet e Bashkuara si partneri më i madh tregtar i kontinentit; dhe së dyti, sepse Kadafi u zgjodh president i Bashkimit Afrikan.

Rëndësia e të dyve për rënien e ndikimit të SHBA në kontinent nuk mund të ishte më e qartë. Ndërsa Kadafi po bënte përpjekje për të bashkuar Afrikën politikisht, duke perdorur shuma serioze të pasurisë së naftës libiane për ta bërë këtë ëndërr një realitet, Kina ishte duke heshtur monopolin e Perëndimit ndaj tregjeve të eksportit dhe financimit të investimeve. Afrika nuk duhej të shkonte më pranë FMN-së për kredi, duke rënë dakord se mund t’i drejtohej Kinësose edhe Libisë për investime. Nëse SHBA do kërcënonte ti shkëpusë ata nga tregjet e saj, Kina do të blinte për fat të mirë çdo gjë që ishte në ofertë. Dominimi ekonomik perëndimor i Afrikës ishte nën kërcënim si kurrë më parë.

Përgjigja nga Perëndimi natyrisht që ishte ushtria. Varësia ekonomike tek Perëndimi e shkatërruar shpejt nga Libia dhe Kina – duhej të zëvendësohej me një varësi e re ushtarake. Nëse vendet afrikane nuk do të vinin më me lutje për huatë perëndimore, tregjet e eksportit dhe financat e investimeve, ata do të duhej të vendoseshin në një pozitë që të vinin për të lypur ndihmën ushtarake perëndimore.

Për këtë qëllim, AFRICOM, komanda e re afrikane e ushtrisë amerikane, nisi nga puna vitin e kaluar, por u bë poshtëruese për Bushin pasi asnjë vend i vetëm afrikan do të pajtohej për të mbajtur selinë e saj; në vend të kësaj ai u detyrua të hapte dyqanin në Shtutgart, Gjermani. Kadafi drejtonte kundërshtarët afrikanë ndaj AFRICOM, gjë që irritoi amerikanët, situatë kjo që më vonë u vërtetua edhe nga WikiLeaks. Thirrjet amerikane ndaj liderëve afrikanë për të përqafuar AFRICOM-in në ‘luftën kundër terrorizmit’ ranë në vesh të shurdhër.

Në fund të fundit, Mutassim Gaddafi, kreu i sigurisë libiane, ia kishte shpjeguar Hillary Clintonit në vitin 2009 se Afrika e Veriut tashmë kishte një sistem efektiv të sigurisë, nëpërmjet një forme të Bashkimit Afrikan nga njëra anë dhe CEN-SAD në anën tjetër. CEN-SAD ishte një organizatë rajonale e sigurisë së shteteve qëndrore dhe Sahariane afrikane, me një sistem të mirë të sigurisë dhe me Libinë si timon. Struktura e sofistikuar anti- terroriste e udhëhequr nga Libia nënkuptonte se nuk kishte nevojë për një prani ushtarake amerikane. Atëherë planet e perëndimorëve ishin që të krijonin një nevojë të tillë.

Shkatërrimi i Libisë nga NATO arriti njëkohësisht tre qëllime strategjike për planet e Perëndimit për zgjerimin ushtarak në Afrikë. Më e dukshmja ishte se ajo e hoqi pengesën më të madhe dhe kundërshtarin e një zgjerimi të tillë, Gadafin vetë. Me largimin e Gadafit dhe me një qeveri të varfër pro-NATO për Libinë, nuk kishte më asnjë shans që Libia të vepronte si një forcë e fuqishme kundër militarizmit perëndimor. Përkundrazi, qeveria e re e Libisë do ishte krejtësisht e varur nga një militarizëm i tillë.Së dyti, agresioni i NATO-s shërbeu për të sjellë një kolaps total të sistemit të sigurisë delikate por efektive të Afrikës së Veriut, e cila ishte mbështetur nga Libia. Dhe së fundi asgjësimi i Libise nga NATO e ktheu vendin në mënyrë të efektshme tek skuadrat e vdekjes dhe tek grupet terroriste. Këto grupe pastaj ishin në gjendje të plaçkitin arsenalet ushtarake të Libisë dhe të ngrinin kampet e trajnimit në kohën e lirë, duke i përdorur këto për të zgjeruar operacionet në të gjithë rajonin.

Nuk është rastësi që pothuajse të gjitha sulmet e fundit terroriste në Afrikën e Veriut – për të mos përmendur Mançesterin – ose janë përgatitur në Libi ose janë kryer nga luftëtarë të trajnuar në Libi. Boko Haram, Al-Kaida në Maghrebin Islamik, ISIS, Ansari Dine i Malit, dhe fjalë për fjalë dhjetra të tjerë kanë përfituar shumë nga shkatërrimi i Libisë.

Duke siguruar shpërndarjen e grupeve terroriste anembanë rajonit, fuqitë perëndimore kishin krijuar si me magji një kërkesë për ndihmën e tyre ushtarake që deri tani nuk ishte. Ata kishin krijuar me të vërtetë një dallavere mbrojtëse për Afrikën.

Në një hulumtim të rëndësishëm të botuar vitin e kaluar, Nick Turse shkroi se si rritja e operacioneve të AFRICOM në të gjithë kontinentin lidhet pikërisht me rritjen e kërcënimeve terroriste. Rritja, siç tha, është shoqëruar me “rritje të numrit të sulmeve terroriste vdekjeprurëse në kontinent, përfshirë ato në Burkina Faso, Burundi, Kamerun, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Kenia , Mali, Nigeri, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut dhe Tunizia.

Në fakt, të dhënat nga konsorciumi kombëtar për studimin e terrorizmit dhe përgjigjet ndaj terrorizmit në Universitetin e Merilendit tregojnë se sulmet kanë shënuar rritje gjatë dekadës së fundit, që përkon pikërisht me themelimin e AFRICOM. Në vitin 2007, pak para se të bëhej një komandë e pavarur, kishte më pak se 400 incidente të tilla çdo vit në Afrikën Subsahariane. Vitin e kaluar, numri arriti në rreth 2,000. Nga standardet zyrtare të AFRICOM-it, natyrisht që ky është një demonstrim i një dështimi masiv parë nga perspektiva e dallaveres mbrojtëse, megjithatë ky dukej një sukses i jashtëzakonshëm, me fuqinë ushtarake amerikane që riprodhon normalisht kushtet për ekspansionin e vet.

Kjo është politika e Afrikës që Trump ka trashëguar. Por për shkak se kjo politikë është kuptuar rrallë si dallavere mbrojtëse. Në të vërtetë shumë komentues, pasi ka pasur shumë nga politikat e Trumpit, gabimisht besuan se ai disi i injoroi ose e ndryshoi qëndrimin e paraardhësve të tij. Në të vërtetë, larg nga braktisja e kësaj qasjeje, Trampi po e përshkallëzon me kënaqësi.

Ajo që administrata Trump po bën, siç po bën edhe në të gjitha fushat e politikave, po i zhvesh politikat e mëparshme të zbutura për të zbuluar dhe zgjeruar në të vërtetë grushtin e hekurt që ka pasur në vendin e vet gjatë gjithë kohës. Trumpi, me përbuzjen për Afrikën, i ka dhënë fund efektivisht ndihmës amerikane për zhvillim për Afrikën duke shkurtuar nivelet e përgjithshme të ndihmave afrikane me një të tretën dhe duke e transferuar përgjegjësinë për pjesën më të madhe nga Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar tek Pentagoni ndërkohë që në menyrë të hapur, ndihmën e lidhi për përparimin e “objektivave të sigurisë kombëtare amerikane”.

Me fjalë të tjera, SHBA ka marrë një vendim strategjik në favor të vet. Duke pasur parasysh superioritetin dërrmues të ndihmës kineze për zhvillim, kjo nuk është dicka befasuese. SHBA është përpjekur të ndalojë garimin në këtë fushë dhe në vend të kësaj të ndjekë pa mëshirë dhe pa dyshim qasjen ushtarake, të cilën administrata e Bushit dhe Obamës e kishin përcaktuar tashmë.

Për këtë qëllim, Trump ka rritur sulmet me drone, duke hequr kufizimet që kishin qenë gjatë kohës së Obamës. Rezultati ka qenë një rritje e numrit të viktimave civile, dhe rrjedhimisht pakënaqësi dhe urrejtje që nxit rekrutimin militant. Nuk ka gjasa të jetë rastësi, për shembull sulmet me bomba të al Shabaab që vranë mbi 300 njerëz në Mogadishu fundjavën e kaluar u kryen pikërisht nga një person qe i perkiste një qyteti në të cilin gjatë muajit gusht kishte pasur sulme të madha me dronë mbi civilët përfshirë gratë dhe fëmijët.

Në të vërtetë, një studim i detajuar i Kombeve të Bashkuara kohët e fundit arriti në përfundimin se në “shumicën e rasteve, veprimet shtetërore janë faktori kryesor që i shtyn individët drejt ekstremizmit të dhunshëm në Afrikë”. Nga më shumë se 500 ish-anëtarë të organizatave militante të intervistuara për raportin, 71 për qind theksuan “veprimet qeveritare”, duke përfshirë vrasjen e një anëtari të familjes ose një të afermi, arrestimin e një anëtari ose të afërmi të familjes si incidente që i shtynin ata që ti bashkoheshin një grupi. Dhe kështu vazhdon cikli: sulmet me drone sulmojnë rekrutuesit, gjë që prodhon sulme terroriste të mëtejshme duke i lëne shtetet e përfshira më shumë në varësi tek mbështetja ushtarake amerikane. Kështu Perëndimi krijon kërkesën për produktet e veta.

Ndodh edhe në një tjetër formë. Alexander Cockburn, në librin e tij “Zinxhiri i vrasjeve”, shpjegon se si politika e “vrasjeve të shënjestruara”, një politikë tjetër e Obamës u rrit ndjeshëm nën Trampin, gjithashtu ajo rriti militantizmin e grupeve kryengritëse. Cockburni, duke treguar mbi një diskutim me ushtarët amerikanë rreth efikasitetit të vrasjeve të shënjestruara, shkruante se: “Kur tema e bisedës erdhi tek mënyra për ti sfiduar sulmet me bombë [në rrugë], të gjithë binin dakord. Ata do të kishin lista specifike qe tregonin celulat kryengritëse me te cilat ata po përballeshin, shpesh me emrat dhe fotografitë e personave që i drejtonin ato”. “Kur pyeta se si ndiqeshin personat me gradë të lartë dhe çfarë efekti do kishte, ata thoshin, ‘Oh yeah, ne e vranë atë djalë muajin e kaluar, dhe që atëherë sa vjen dhe po na shtohen më shumë bombat artizanale. Të gjithë thanë të njëjtën gjë dhe per gjuajtjet e afërta thanë: kur ti i provokon ato, një ditë më vonë, një djalë të ri, më i mençur dhe më agresiv ju pret jashtë për hakmarrje.”

Alex de Waal ka shkruar rreth kësaj të vërtete në Somali. “Cdo udhëheqës i vrarë zëvendesohet nga një tjetër më radikal. Pas një përpjekjeje të dështuar në janar 2007, SHBA vret komandantin e Al Shabaab, Aden Hashi Farah Ayro, në një sulm ajror të majit 2008. Pasardhësi i Ayro, Ahmed Abdi Godane (i njohur ndryshe si Mukhtar Abu Zubair), ishte më i keq i cili e lidhi organizatën me Al-Kaidën. SHBA arriti ta vriste Godanen në shtator 2014. Nga ana tjetër, Godane u pasua nga një ekstremist edhe më i vendosur, Ahmed Omar (Abu Ubaidah). Me sa duket ishte Omari ai që urdhëroi sulmin e fundit në Mogadishu, më i rëndi në historinë e kohëve të fundit të vendit. Nëse vrasja e shënjestruar mbetet një strategji qendrore e luftës kundër terrorit”, shkroi De Waal,” ajo do të jetë një luftë e pafund “.

Por lufta e pafund është e gjitha. Sepse jo vetëm që i detyron vendet afrikane që më në fund të çlirojnë veten nga varësia ndaj FMN për tek varësia ndaj AFRICOM; ajo gjithashtu minon marrëdhëniet e lulëzuara të Kinës me Afrikën.

Tregtia dhe investimet kineze në Afrikë vazhdojnë të rriten shpejt. Sipas Iniciativës kërkimore Kinë-Afrikë në Universitetin John Hopkins, aksionet investimeve direkte kineze në Afrikë u rritën nga vetëm dy përqind të vlerës së rezervave amerikane në 2003 në 55 përqind në vitin 2015, në 35 miliardë dollarë total. Ky proporcion ka gjasa që të rritet me shpejtësi, duke qenë se “ndërmjet viteve 2009 dhe 2012, investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Afrikë u rritën me një normë vjetore prej 20.5 përqind, ndërsa nivelet e rritjes të investimeve direkte të SHBA në Afrikë ranë me 8 miliardë dollarë në prag të krizës globale financiare “. Tregtia kinezo-afrikane, ndërkohë, arriti 200 miliardë dollarë në vitin 2015.

Strategjia e Kinës ‘Një rrip një rrugë’ – në të cilin Presidenti Xi Jinping ka premtuar 124 miliardë dollarë për të krijuar rrugë të tregtisë globale të dizajnuara për të lehtësuar tregtinë vjetore prej 2 trilionë dollarësh gjithashtu do të ndihmojnë në përmirësimin e lidhjeve afrikane me Kinën. Politika e Trumpit ndaj këtij projekti u përmblodh nga Steve Bannon, mentori i tij ideologjik dhe ish-shefi strateg në vetëm tetë fjalë: “Le të shkojmë ti vemë kazmën strategjisë “Një rrip një rrugë”. Politika e thellë destabilizuese e Perëndimit ne Afrikë, krijon njëkohësisht kushte për grupet e armatosura që të lulëzojnë duke ofruar mbrojtje kundër tyre dhe duke shkuar deri diku drejt realizimit të qëllimit ambicioz. Largimi e Gadafit ishte vetëm hapi i parë.

Dan Glazebrook është një shkrimtar i pavarur politik i cili ndër të tjera ka shkruar për RT, Counterpunch, revistën Z, Morning Star, Guardian, New Statesman, the Independent and Middle East Eye. Libri i tij i parë “Nda dhe prish: Strategjia Perandorake e Perëndimit në një epokë Krizash” u botua nga media liberale në tetor 2013. Ai përmbante një koleksion artikujsh të shkruar nga viti 2009 e tutje duke shqyrtuar lidhjet midis kolapsit ekonomik, ngritjes së BRICS, luftën kundër Libisë dhe Sirisë dhe ‘jetën e thjeshtë’. Aktualisht ai po merret me studime mbi përdorimin amerikano-britanik të skuadrave sektare të vdekjes kundër shteteve dhe lëvizjeve të pavarura nga Irlanda Veriore, Amerika Qendrore në vitet 70 dhe 80 deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e ditëve të fundit./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne