Tajvani i gatshëm për përballje me ushtrinë kineze

Kina ka kryer ushtrime ushtarake përreth Tajvanit në shenjë paralajmërimi ndaj marrëveshjes, siç ka thënë, mes “separatistëve dhe forcave të huaja”, pak ditë pasi zëvendëspresidenti i ishullit tajvanez vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëspresidenti William Lai ka vizituar Paraguain për të forcuat lidhjet diplomatike të Tajvanit dhe gjatë kthimit është ndalur në SHBA.

Kina komuniste insiston se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk ka të drejtë për marrëdhënie ndërkombëtare.

Tajvani ka dënuar ushtrimet kineze, të cilat i ka quajtur provokim. Ka deklaruar se do të angazhojë forca ushtarake në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë. Tajvani është shprehur i gatshëm që ballafaqohet me kërcënimet nga ushtria kineze.

Tajvani dhe Kina janë ndarë në vitin 1949 pas luftës civile që i dha fund kontrollit komunist në ishull. /Koha

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne