Takim Fidan-Sisi: Njerëzit e Gazës duhet të kenë qasje të sigurt dhe urgjente në ndihmat humanitare

Populli i Gazës duhet të ketë qasje të sigurt dhe urgjente në ndihma humanitare, theksuan ministri i Jashtëm turk dhe presidenti egjiptian në një takim sot, njoftoi Presidenca e Egjiptit.

Ministri turk Hakan Fidan dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi theksuan gjithashtu rëndësinë e parandalimit të ndëshkimit kolektiv për popullin e Gazës si uria dhe shpërnguljet masive, tha presidenca pas takimit të tyre në kryeqytetin Kajro.

Fidan po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Egjipt me ftesë të homologut Sameh Shoukry.

Më vonë, Fidan është planifikuar të takohet me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Gjatë vizitës së tij, Fidan u takua gjithashtu me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila erdhi në Egjipt për të trajtuar krizën aktuale të Lindjes së Mesme.

Vizita e tij vjen ndërsa konflikti midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit po hyn në javën e dytë, kurse Rripi i Gazës në kufi me Egjiptin po përballet me sulme ajrore izraelite, një ndërprerje të shërbimeve bazë dhe një urdhër që mbi 1 milion banorë të evakuojnë shtëpitë e tyre në veri dhe shkojnë në jug.

Türkiye deri më tani ka dërguar tre avionë me ndihma humanitare në një aeroport egjiptian me shpresën për t’i dërguar në Gazën fqinje.

Konflikti i Lindjes së Mesme është një nga temat kryesore në bisedimet e tij në Egjipt, së bashku me lidhjet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne