Takimi i Presidentit me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik para udhëtimit të tij në Nju Jork

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u takua dhe bisedoi me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik përpara se të udhëtonte në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas IRNA-s, para se të udhëtonte për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sejed Ebrahim Raisi të dielën pasdite u takua dhe bisedoi me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, i cili dha rekomandimet e nevojshme dhe i uroi sukses presidentit iranian.

Presidenti Raisi po shkon në Nju Jork në krye të një delegacioni politik për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjala në Asamblenë e Përgjithshme, takimet me krerët e shteteve dhe biseda me iranianë rezidentë do të jenë ndër planet e Presidentit Ebrahim Raisi gjatë këtij udhëtimi treditor. Raisi do të marrë pjesë gjithashtu në takime me grupe dhe individë politikë, shoqërorë, fetarë dhe mediatikë në Amerikë, ku do të shpjegojë qëndrimet e Iranit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Sesionet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare, janë një mundësi e përshtatshme për konsultime politike ndërkombëtare, të cilat ofrojnë edhe dialog dypalësh për shkak të pranisë së shumë zyrtarëve të lartë të vendeve të botës./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne