Kryeministri Rama do të mbajë një takim me diasporën në Londër, i cili pritet të nisë në orën 12:30 me orën lokale (13:30) me oren ne Shqiperi.
Disa qytetarë kanë vendosur të protestojnë para sallës ku do të mbahet takimi në arenën The Cooper Box. Ata mbajnë pankarta në duar, kundër qeverisë, duke e fajësuar për shpopullimin e vendit. “Edi Rama, arkitekt i shpopullimit”, shkruhet në njërën prej tyre.
Qytetarët, disa prej të cilëve aktivistë të Partisë Demokratike, janë të revoltuar me qeverinë Rama dhe e quajnë takimin e sotëm, propagandistik.
“Nuk duhet mbështetur Edi Rama nga emigrantët, detyroi shqiptarët të largohen dhe të kalojnë kanalin”, tha njëri prej protestuesve.
“Po protestojmë se nuk ka të drejtë të vijë Edi Rama në Londër. Na ka përzënë nga vendi”, deklaroi një tjetër.
Kujtojmë se javën e shkuar, në Londër u zhvillua një takim i Partisë Demokratike, ku Berisha u foli simpatizantëve nëpërmjet një lidhje direkte, ndërkohë që në kryeqytetin britanik ndodheshin disa prej figurave të PD.
Partitë politike kanë nisur takime në diasporë, duke qenë se emigrantët shqiptarë pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
https://www.facebook.com/share/p/15RPQyiq6J/