Gazetari Gjergji Thanasi tregon ne Facebookun e tij qe policia e antiterrorit e Taulant Balles me rastin e festes se 8 marsit eshte duke persekutuar dy gra shqiptare, Margarita Ballcon dhe nenen e saj me urdher nga komanda iraniane muxhahedine e Maryam Rajavit ne Manze. Margarita eshte ndaluar pas kthimit te saj nga Greqia dhe po merret ne pyetje ne komisariatin e Rinasit sebashku me mamane e saj. Krimi i Margarites sipas policise se antiterrorit eshte fakti qe ajo ka guxuar te takoje te dashurin e saj iranian, Hassan Heirani, nje azilant politik ne Greqi. Gazetari dhe aktivisti iranian Hassan Heirani eshte i mirenjohur nga mediat nderkombetare dhe shqiptare per shkak te denoncimeve qe ai i ka bere ne te kaluaren kultit muxhahedin te Maryam Rajavit dhe sulmeve kibernetike qe ky kult kryente kunder Iranit. Si hakmarrje ndaj denoncimeve te Heyranit, Maryam Rajavi dhe ushtria muxhahedine e Manzes, Hasanin e kane shpallur armik dhe kerkojne eleminimin e tij. Si pasoje ne dy vitet e fundit, muxhahedinet kane perdorur shtetin policor te Rilindjes per te burgosur pa vendim gjykate dhe debuar nga Shqiperia me dhjetra iraniane qe ishin larguar nga kulti i muxhahedineve.
Hassan Heyrani ra gjithashtu pre e ketij persekutimi. Ai u mbajt i mbyllur ne kampin e Karrecit per muaj me radhe dhe me pas u detyrua qe te largohet nga Shqiperia dhe ka marre azil politik ne Greqi. Por gruaja e tij qe ka ngelur ne Shqiperi eshte kthyer ne pre e persekutimit nga Maryam Rajavi dhe ushtria muxhahedine iraniane e Manzes, e cila duke perdorur elemente kriminale brenda policise se antiterrorit persekuton familjen shqiptare te Hasanit. Me poshte eshte lajmi i postuar nga Gjergji Thanasi ne Facebook ku gazetari i apelon mediave shqiptare qe te denoncojne kete persekutim politik te dy femrave shqiptare per hise te muxhahedineve dhe Izraelit:
