Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë nuk blejmë dot asgjë

Bonusi i fundvitit, nuk i ka kënaqur pensionistët, në Sarandë. Ata shprehen se çmimet e qytetit bregdetar 5000 nuk mjaftojnë, dhe së paku bonusi duhet të ishte të paktën  10 mijë lekë të reja.

“Më atë 50 mijë lekëshin, unë si pensionist , jo unë po të tërë nuk jemi të kënaqur, për arsye se me këto çmime , që janë sot në treg ajo 50 mijë lekëshin qe 5 me hiç, fare. Nuk mundem ta bëj unë festën me ato para me atë 50 mijë lekëshin, nuk mundet jo unë po të tërë. ”

“Ehh të paktën ta kishte dyfishuar po ta kishte bërë 100 mundet të kishte njëfarë kënaqësie diçka do bënim për Vitin e Ri.” “Ta kishte bërë 100 të paktën , ta kishte rrumbullakosur me dy zero.” Një pjesë e mirë e të moshuarve e kanë tërhequr bonusin, për medikamente të nevojshme, apo detyrime financiare të përmuajshme, ndërsa të tjerë i kanë blerë që tani produkte ushqimore për tryezën e fundivitit.

” Prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër bën 15 mijë lekë. Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët ato ikën u prishen, ca ishin 50 mijë lek dira në xhep gjithë ditën qytetari ku do ven?”

“Po bonusi i fund vitit?

Nuk bën dot asnjë  gjë, çfarë do bësh do paguash ujin, do paguash dritat, do blesh mish me 15 mijë lekë kg, do blesh djathë çfarë do blesh, po ne e kemi tërhequr por festat e fundivitit do ti kalojmë me mundësitë tona që kemi.”

“E tërhoqëm kemi blerë arra dhe sheqerin se e kemi për tradite të bëjmë bakllava, dhe do ta festojmë me rrogën, është dite e shënuar kjo festë e vitit te ri, atë e kemi tradicionale.” Saranda këtë vit  është pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po i gëzohen festave./Euronews Albania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne