Vriten 11 civilë në sulmet e Izraelit në Gaza

sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rafah në jug të Rripit të Gazës të bllokuar dhe në kampin e refugjatëve Nuseyrat në pjesën qendrore humbën jetën 11 civilë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Tel es-Sultan të qytetit Rafah. Në sulm humbën jetën 6 palestinezë, kryesisht fëmijë ndërsa shumë persona u plagosën.

Në sulmin ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseyrat humbën jetën 5 palestinezë, mes tyre 3 fëmijë. Ka pasur persona të plagosur në sulmin në rajonin El-Bassa të Deir el-Belah.

Forcat izraelite kryen sulme të shumta ajrore në kampin e refugjatëve Al-Megazi në pjesën qendrore të Gazës, në rrethin Al-Shujaiyyah në lindje të qytetit të Gazës dhe në kampin e refugjatëve Jabalia në veri./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne