Të paktën 12 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 12 palestinezë kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore dhe artilerike të ushtrisë izraelite në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, përfshirë kampin e refugjatëve Nuseirat.

Zyrtarët e Spitalit Al-Awda njoftuan se trupat e pajetë të 5 personave të nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga sulmi izraelit janë sjellë në spital nga ekipet e Mbrojtjes Civile dhe ndihmës së parë.

Dëshmitarët okularë njoftuan se njësia artilerike izraelite ka shënjestruar një depo lëndësh druri në Nuseirat dhe se ka shpërthyer zjarr, ndërkaq mjetet ajrore pa pilot “Quadcopter” kanë hapur zjarr në zonat veriore të kampit të refugjatëve Nuseirat si dhe njëkohësisht avionët luftarakë kanë bombarduar një shtëpi.

Forcat izraelite, sipas dëshmitarëve okularë, kanë hapur zjarr edhe në drejtim të ekipeve shëndetësore që dëshironin të intervenojnë për të ndihmuar të plagosurit.

Ushtria izraelite ka rrënuar edhe disa ndërtesa në veriperëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat.

Si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 12 palestinezë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, thonë burimet shëndetësore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress