Të përmbyturit presin ndihmë/ Rama i qorton për hedhjen e mbeturinave

Sa më gjatë në pushtet, aq më të dobëta argumentat përballë skandeleve dhe punëve të pakryera të qeverisë.

E dobët ishte edhe logjika që përdor kryeministri Rama për përmbytjet në Shkozet të Durrësit dhe që sipas tij janë shkaktuar nga bllokimi i kanaleve kulluese me mbeturinat që hedhin qytetarët.

Duke mohuar përgjegjësitë si kryeministër, duke mohuar çdo premtim që ka dhënë në 13 vite në pushtet dhe duke justifikuar vartësit e paaftë që e rrethojnë, Rama ia ka lënë fajin qytetarëve sepse janë ata që hedhin plehrat në kanale dhe ndaj këto bllokohen pas reshjeve.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…” shkruan Rama.

Kuptohet se kryeministri ka harruar qindra miliona euro që u shpenzuan për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që do të asgjësonin malet me plehra që krijohen në fshat dhe qytet.

Ai harron administratën me dhjetëra mijëra njerëzish që ka në dispozicion dhe që mund t’i përdorë për pastrimin e mbeturinave apo ndëshkimin e atyre që ndotin ambjentin.

Por përtej kësaj, pas 13 vitesh në pushtet, ç’vlerë ka të ankohesh në rrjetet sociale si qytetar i zemëruar, kur të gjithë presin t’i japësh zgjidhje problemit?

/lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne