Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima! Detajet e para

Një ditë pas vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri të Kosovës, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në  të njëjtën zonë pasditen e kësaj të hëne. Mediat në Kosovë raportojnë se pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në në Komunën e Vushtrrisë.

Dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona.

Lajmin është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Sipas tij, prokurori kujdestar është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të ndjekur rastin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne