Edicioni i pestë i Tirana Beer Tech, organizuar nga Ambasada e Izraelit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, u zhvillua fundjavën e kaluar, duke sjellë një tjetër episod të propagandës izraelite në Shqipëri. Birra Korça, pronë e oligarkut Irfan Hysenbelliu, ishte një nga sponsorët kryesorë të këtij eventi, i cili synon të promovojë interesat izraelite nën petkun e inovacionit dhe sipërmarrjes.
Në aktivitet morën pjesë rreth 40 personalitete nga politika, biznesi dhe media, duke përfshirë Athanasios Canko, CEO i TalentBridge Albania, i cili prezantoi para të pranishmëve disa aspekte të shoqërisë izraelite, si teknologjia, kulinaria dhe asetet kulturore. Por e vërteta qëndron diku tjetër: ky event nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të normalizuar imazhin e një shteti që vazhdon të kryejë krime lufte dhe gjenocid ndaj popullit palestinez.
Pjesëmarrja e një biznesi shqiptar si Birra Korça në aktivitete të tilla ngre pikëpyetje serioze mbi përfshirjen e oligarkëve shqiptarë në mbështetjen e regjimit izraelit. Ndërsa në Gaza vazhdojnë bombardimet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm, në Shqipëri bizneset vendase përdoren për të zbutur imazhin e një shteti agresor.
Oligarku, i cili kontrollon një pjesë të madhe të medias shqiptare, shpesh promovon agenda që nuk reflektojnë interesat e popullit shqiptar. Pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet e vërteton edhe një herë këtë.
Nga njëra anë, bizneset dhe media nën kontrollin e tij përfitojnë nga burimet dhe tregu shqiptar, ndërsa nga ana tjetër, ai sponsorizon dhe mbështet evente që promovojnë shtete të përfshira në krime kundër njerëzimit. Kjo ngre pyetjen: A është Shqipëria kthyer në një vend ku oligarkët përdoren për të shpërlarë imazhin e regjimeve kriminale?/gazetaimpakt