FOTO: Sulltan Abdylmexhiti II
Samuel Laze
Abdylmexhidi II, i njohur edhe si Halifi i Fundit, në 23 Dhjetor 1922 i dërgoi kombit shqiptar mysliman një telegraf falenderimi e përgëzimi për urimet që shqiptarët i kishin përcjellë me rastin e fillimit të detyrës së Hilafetit (18 Nëntor 1922). Megjithatë, disa historianë – veçanërisht pjesa konservatore – e cilësojnë të pavlefshëm hilafetin e Abbdylmexhidit pasi ai post iu hoq padrejtësisht sulltan Vahdettinit nga Parlamenti i Turqisë dhe duke qënë se me abrogimin e salltanatit (1 Nëntor 1922), Halifes iu hoqën kompetencat e ekzekutivit dhe ngeli thjeshtë një “institucion këshillimi” jashtë funksionit të tij origjinal.
***
Telegraf i Halifes
Z. Vehbi, Myfti i Përgjithshëm në Tiranë
Telegrami nderimtar i Z. s’Uej i derguem n’Emën të popullit mysliman shqiptar qi i uronte të Madhit HALIFE fronin e Naltë t’Hilafetit, u këndue nga Naltmadhënia e Tij me nji gëzim të veçant.
N. M. T. na urdhënoj t’i apim zbukurim gjuhës duke thënë se, Kombi shqiptar trim e Shpirt-madh me qen se, në çdo gjendje e në çdo kohë ashtë një gjymtyrë i vlefshëm për trupin e përgjithshme Mysliman ka me e naltësue fjalën e njitimit (qelime-i vahdet) dhe në dy jet ka me ja mbërritun shkallës ma të naltë të nderit e të lumteries.
N. M dëshiron dhe zotnies s’ Uej q’ini mprojtësi i Sheriatit n’atë shtet Zoti u falë sukses (myvefekijet) për plotësimin e dëshirave të mprodhshme edhe për mirëpunët e pritshme duke ranjosun e duke forcuem vendimet (Ahqamet) e nalt të Sheriat-i Ahmedijes në ç’do anë të Shqipnies.
Mbas urdhenit të N. M. së Tij me gëzim po shpejtoj t’u ap sihariq (tebshir) për selamin shpëtimprues të Madhit HALIFE q’i çon të gjith Popullit Shqiptar Mysliman.
Krye Adjudant Kajmekam Sheqib d. v.
Stamboll, 23-12-1922
Referenca:
BKSH, FLETORJA ZYRTARE, E DIELE 7 KALLNDUER, 1923, fq. 2
















