Teliti: Çdo ditë keqpërdoren dhe abuzohen një milionë euro nga Bashkia e Tiranës!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, njëkohësisht edhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon shpërdorimin dhe abuzimin me fondet nga Bashkia e Tiranës.  “Hapni sytë dhe reagoni, çdo ditë 1 milionë euro keqpërdoren, abuzohen e gllabërohen nga Bashkia ‘kampion i transparencës’!

Sa herë shikoni një lulishte apo një hapësirë publike që zhduket dhe betonizohet, mendoni për ‘ata’ që e kanë vendosur të zhduket ajo lulishjte, mendoni për mikun oligark që po hedh betonin për kullën e radhës (e jo për themelet e ndonjë kopshti apo çerdheje aq të domosdoshme për Kryeqytetin).

Sa herë gdhiheni dhe hapni dritaret për ajrosje por thithni ‘ajrin helmues’ 18 herë më të ndotur se normat e OBSH-së, mendoni për shkaktarët dhe shefin e tyre.

herë që punon tokën i vetëm, i braktisur dhe pa asnjë mbështetje nga bashkia, mendo për ato ‘premtimet e bukura’ që tu bënë në 2023 thjesht pēr të të marrë votën.

Por mbi të gjitha, asnjëherë mos harro se ndërkohë që ti dhe Tirana vuan, ata ‘shefat në bashki’ cdo ditë keqpërdorin, gllabërojnë e abuzojnë me 1 milionë euro taksa e tarifa vendore (lekët e taksapaguesve të Tiranës) me tendera e kontrata pa garë, për koncerte e aktivitete qindra milionëshe, për të paguar me rrogat e 12.100 punonjësve ku shumica janë thjesht patronazhistë.

Tirana do ishte e pastër, e begatë, me infrastrukturë adeguate, me sipërmarrje të fortë, me fermerë të shumtë e toka të mbjella, etj. Tirana nuk do ishte qyteti me cilësinë më të ulët për të jetuar në Ballkan dhe Europë nëse paratë që paguajmë me taksa e tarifa vendore do i riktheheshin Tiranës me investime dhe shërbime cilësore.

Tirana nuk meriton këtë trajtim makabër, Tirana meriton më shumë. #osotokurrë reagoni sa pa qenë tepër vonë”, thotë Teliti. 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne