Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, njëkohësisht edhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon shpërdorimin dhe abuzimin me fondet nga Bashkia e Tiranës. “Hapni sytë dhe reagoni, çdo ditë 1 milionë euro keqpërdoren, abuzohen e gllabërohen nga Bashkia ‘kampion i transparencës’!
Sa herë shikoni një lulishte apo një hapësirë publike që zhduket dhe betonizohet, mendoni për ‘ata’ që e kanë vendosur të zhduket ajo lulishjte, mendoni për mikun oligark që po hedh betonin për kullën e radhës (e jo për themelet e ndonjë kopshti apo çerdheje aq të domosdoshme për Kryeqytetin).
Sa herë gdhiheni dhe hapni dritaret për ajrosje por thithni ‘ajrin helmues’ 18 herë më të ndotur se normat e OBSH-së, mendoni për shkaktarët dhe shefin e tyre.
herë që punon tokën i vetëm, i braktisur dhe pa asnjë mbështetje nga bashkia, mendo për ato ‘premtimet e bukura’ që tu bënë në 2023 thjesht pēr të të marrë votën.
Tirana do ishte e pastër, e begatë, me infrastrukturë adeguate, me sipërmarrje të fortë, me fermerë të shumtë e toka të mbjella, etj. Tirana nuk do ishte qyteti me cilësinë më të ulët për të jetuar në Ballkan dhe Europë nëse paratë që paguajmë me taksa e tarifa vendore do i riktheheshin Tiranës me investime dhe shërbime cilësore.
Tirana nuk meriton këtë trajtim makabër, Tirana meriton më shumë. #osotokurrë reagoni sa pa qenë tepër vonë”, thotë Teliti.